Është arrestuar një grua në Fushë Kosovë, pasi që e njëjta dyshohet se ka vjedhur para të gatshme nga një dyqan.
Policia ka bërë të ditur se e dyshuara është dërguar në mbajtje, teksa rasti ka nodhur gjatë ditës.
“Fushë Kosovë / 29.09.2024 – 13:25. Është arrestuar e dyshuara kosovare për shkak se dyshohet se kishte vjedhur nga dyqani i ankuesit kosovar para të gatshme.
Lidhur me rastin, pas identifikimit të së dyshuarës në konsultim me prokurorin e njëjta është dërguar në mbajtje.” – thuhet në raport.