E rëndë në Junik: 50-vjeçari i hyn dajak nënës së moshuar, përfundon në pranga

Kronikë e zezë

E rëndë në Junik: 50-vjeçari i hyn dajak nënës së moshuar, përfundon në pranga

Më: 30 shtator 2024 Në ora: 10:12
Ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyree.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në Junik, ku një 50-vjeçar dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij të moshuar.

Viktima e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se pas një konflikti me të birin, ai e ka sulmuar fizikisht, duke i shkaktuar frikë e shqetësim të madh.

Burimet e njëjta thonë se bazuar në dëshminë e nënës, raste të tilla janë goxha të shpeshta.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, 50-vjeçari është dërguar në mbajtje dhe rasti është iniciuar si ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat