32 aksidente për një javë në Ferizaj, 11 me të lënduar

Kronikë e zezë

32 aksidente për një javë në Ferizaj, 11 me të lënduar

Më: 30 shtator 2024 Në ora: 10:56
Foto ilustrim

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë javës së kaluar në këtë rajon kanë ndodhur 32 aksidente trafiku.

Sipas të dhënave të policisë në këtë qytet, në 11 nga këto aksidente janë lënduar 11 persona, kurse në 21 prej tyre janë regjistruar vetëm dëme materiale.

Poashtu, bëhet e ditur se në kuadër aktiviteteve policore përgjatë kësaj periudhe janë shqiptuar rreth 1 mijë e 500 gjoba

“Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 23 – 29/09/2024 ka shqiptuar 1513 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr 12 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion”, njofton policia,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat