Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri nëpër shtëpi private dhe jo vetëm. Hajna herë të vetëm e herë në grup arrijnë të kryejnë vjedhje, madje edhe të rënda.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe në një fshat të Ferizajt. Disa persona të armatosur kanë hyrë me forcë në një shtëpi në Greme, teksa pronari i saj nuk ndodhet në mërgim.
Siç mësohet, ata kanë arritur të marrin nga aty disa pajisje dhe armë zjarri.
Si rezultat i denoncimit nga familjarët e mërgimtarit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme lidhur me rastin.
Momentalisht nuk ka persona të dyshuar, mirëpo janë marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për identifikimin dhe kapjen e tyre, teksa me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’.