Kanoset zyrtari policor në Gjakovë, i dyshuari arrestohet dhe ndalohet për 48 orë

Kronikë e zezë

Kanoset zyrtari policor në Gjakovë, i dyshuari arrestohet dhe ndalohet për 48 orë

Më: 30 shtator 2024 Në ora: 21:18
Foto ilustrim

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpesh herë pakënaqësitë e tyre kalojnë në kërcënime, duke ua vështirësuar kështu punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën.

Një rast i tillë ka ndodh edhe në Gjakovë, ku një qytetar e ka kanosur policin derisa ky i fundit ishte në detyrë.

Për pasojë, qytetari është arrestuar nga Policia e Gjakovës.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti për veprat penale ‘Kanosje’ dhe ‘Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’.

Po ashtu ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat