Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpesh herë pakënaqësitë e tyre kalojnë në kërcënime, duke ua vështirësuar kështu punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën.
Një rast i tillë ka ndodh edhe në Gjakovë, ku një qytetar e ka kanosur policin derisa ky i fundit ishte në detyrë.
Për pasojë, qytetari është arrestuar nga Policia e Gjakovës.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti për veprat penale ‘Kanosje’ dhe ‘Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’.
Po ashtu ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.