Sulmohet një person në veri të Mitrovicës, policia jep detaje

Kronikë e zezë

Sulmohet një person në veri të Mitrovicës, policia jep detaje

Më: 1 tetor 2024 Në ora: 10:35
Foto ilustrim

Policia ka dhënë detaje rreth një rasti ku dyshohet se një person u sulmua në veri të Mitrovicës.

Ngjarja ka ndodhur të marten rreth orës 21:10.

Viktima ka deklaruar se derisa ishte duke ecur në trotuar me tre persona, dy motorë skuter me nga dy persona të cilët kanë qenë duke lëvizur në rrugë i kanë fyer në gjuhen shqipe dhe në gjuhen serbe dhe të njëjtit i kanë gjuajtur me një shportë plastike duke e goditur viktimën.

Ai tha se kishte pësuar lëndime trupore, ndërsa të dyshuarit janë larguar në drejtim të urës lindore.

Rasti po hetohet si “Sulm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat