Policia ka dhënë detaje rreth një rasti ku dyshohet se një person u sulmua në veri të Mitrovicës.
Ngjarja ka ndodhur të marten rreth orës 21:10.
Viktima ka deklaruar se derisa ishte duke ecur në trotuar me tre persona, dy motorë skuter me nga dy persona të cilët kanë qenë duke lëvizur në rrugë i kanë fyer në gjuhen shqipe dhe në gjuhen serbe dhe të njëjtit i kanë gjuajtur me një shportë plastike duke e goditur viktimën.
Ai tha se kishte pësuar lëndime trupore, ndërsa të dyshuarit janë larguar në drejtim të urës lindore.
Rasti po hetohet si “Sulm”.