Arrestohet një burrë në Prishtinë, pranoi para nga një grua për marrjen e patent shoferit

Kronikë e zezë

Arrestohet një burrë në Prishtinë, pranoi para nga një grua për marrjen e patent shoferit

Më: 1 tetor 2024 Në ora: 10:36
Foto ilustrim

Është arrestuar dje një burrë në Prishtinë, nën dyshimin se ka pranuar ryshfet nga një grua për marrjen e patent shoferit.

 I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë  30.09.2024, NN.  Policia e Kosovës, Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, pas aplikimit të masave të veqanta ka arrit të siguroj prova relevante të cilat dëshmojnë se i dyshuari m/kosovar në cilësinë e qytetarit, ka pranuar ryshfet duke premtuar me qëllim që i njëjti t’i ndihmoj viktimës f/kosovare për proces të marrjes së patentë shoferit.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat