Është arrestuar dje një burrë në Prishtinë, nën dyshimin se ka pranuar ryshfet nga një grua për marrjen e patent shoferit.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 30.09.2024, NN. Policia e Kosovës, Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, pas aplikimit të masave të veqanta ka arrit të siguroj prova relevante të cilat dëshmojnë se i dyshuari m/kosovar në cilësinë e qytetarit, ka pranuar ryshfet duke premtuar me qëllim që i njëjti t’i ndihmoj viktimës f/kosovare për proces të marrjes së patentë shoferit.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.