Policia e Kosovës përkatësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit në Pejë, pas hetimeve disa mujore të koordinuara edhe me Prokurorinë Themelore në Pejë, dje kanë arrestuar një shtetas të Shqipërisë.
Sipas njoftimit, i arrestuari dyshohet se ka arrit të vjedh identitetin e një personi në komunën e Gjakovës dhe të pajiset me letërnjoftim dhe pasaportë të Kosovës.
“I dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.
Në raportin 24 orësh, rasti është cilësuar si “legalizim i përmbajtjes së rreme dhe shtytje”.