Vodhi identitetin e një gjakovari, policia e Pejës arreston në Prishtinë shtetasin e Shqipërisë

Kronikë e zezë

Vodhi identitetin e një gjakovari, policia e Pejës arreston në Prishtinë shtetasin e Shqipërisë

Më: 1 tetor 2024 Në ora: 10:40
Foto ilustrim

Policia e Kosovës përkatësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit në Pejë, pas hetimeve disa mujore të koordinuara edhe me Prokurorinë Themelore në Pejë, dje kanë arrestuar një shtetas të Shqipërisë.

Sipas njoftimit, i arrestuari dyshohet se ka arrit të vjedh identitetin e një personi në komunën e Gjakovës dhe të pajiset me letërnjoftim dhe pasaportë të Kosovës.

“I dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.

Në raportin 24 orësh, rasti është cilësuar si “legalizim i përmbajtjes së rreme dhe shtytje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat