Arrestohen dy persona të dyshuar, sekuestrohet një armë zjarri

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona të dyshuar, sekuestrohet një armë zjarri

Më: 1 tetor 2024 Në ora: 13:59
Foto ilustrim

Policia ka arrestuar dy persona në fshatin Shtedim të Podujevës, njëri për dhunë në familje dhe  tjetri për armëmbajtje pa leje.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se arrestimi  është realizuar mbrëmë, pas raportimit të një rasti të dhunës në familje.

Në koordinim me prokurorinë është kryer një kontroll e vendbanimit të personit të dyshuar ku janë gjetur dhe sekuestruar:

– tri armë zjarri dhe municion.

Ndaj personit të dyshuar :

-G.H, mashkull, 23 vjeç, është iniciuar rast për dhunë në familje, ndërsa ndaj të dyshuarit:

-E.H, mashkull,49 vjeç, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve.

Personat e arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në qendër të mbajtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat