Një aksident trafiku ka ndodhur në hyrje të Prishtinës, përkatësisht në lagjen Veternik.
Nga pamjet shihet se Policia e Kosovës ka arritur në vendin e ngjarjes.
Deri më tani, nuk raportohet për të lënduar në aksident.
Pavarësisht tentimeve të Dukagjinit për të marrë një deklaratë nga Policia, nuk është marrë ende ndonjë përgjigje deri në kohën e publikimit të këtij lajmi.