Një grua rreth 35 vjeçare, me inicialet D.K., ka ndërruar jetë pas rënies nga ballkoni i shtëpisë së saj në fshatin Krushic e Epërme.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Ai tha s incidenti ka ndodhur pak pas orës 11:00.
Viktima është dërguar emergjencë, në ora 11:50 policia është njoftuar se viktima kishte ndërruar jetë ne Spitalin Rajonal të Prizrenit .
Njësitit përgjegjëse policore kanë dal në vend ngjarje dhe janë marruar me rastin.
Ne lidhje me këtë rast, në koordinim me prokurorin kujdestar nga Departamenti për Krimeve të Rënda janë ndërmarr të gjitha veprimet hetimore.
“Është bërë shikimi i vendit të ngjarjes dhe dyshohet se viktima ka rënë nga ballkoni i shtëpisë në lartësi rreth 6 metra”, tha Bytyqi.
Me urdhër të Prokurorit është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”.
Trupi i pa jetë i të ndjerës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.