Dyshohet se përvetësoi mbi 100 mijë euro, arrestohet një person për mashtrim

Kronikë e zezë

Dyshohet se përvetësoi mbi 100 mijë euro, arrestohet një person për mashtrim

Më: 2 tetor 2024 Në ora: 10:30
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Mushtisht pasi dyshohet se ka mashtruar dy persona tjerë.

I njëjti dyshohet se ka përvetësuar mbi 100,000 €.

“Me datë 01.10.2024  është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti gjatë periudhës së cekur kohore duke paraqitur dëshmi/fakte të rreme ka mashtruar dy viktimat meshkuj kosovarë nga të cilët kishte përvetësuar mbi 100,000 €.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njoftoj policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat