Një fermë është djegur në Leposaviq më 2 tetor rreth orës 04:10 minuta.
Policia ka njoftuar se viktima, mashkull kosovar ka bërë të ditur se si pasojë e zjarrit i janë djegur disa kafshë shtëpiake.
“Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Ngjarja është cilësuar nga policia si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.