Vetëm brenda nëntë muajve të parë të këtij viti, në rajonin e Ferizajt kanë ndodhur dy vrasje. Të dhëna këto të publikuara në Raportin nëntë mujor të incidenteve dhe aksidenteve në rajonin e Ferizajt.
E numri i rasteve është rritur krahasuar me një vit më parë, pasi që gjatë vitit 2023 në këtë rajon është regjistruar vetëm një vrasje.
Në raport janë paraqitur dhe rastet e dhunës në familje. Brenda 9 muajve të parë të këtij viti në rajonin e Ferizajt janë regjistruar 199 raste të dhunës në familje, e që është një ulje e lehtë, krahasuar me një vit më parë. Pasi që gjatë vitit 2023 në Ferizaj janë paraqitur gjithsej 202 raste të dhunës në familje.
Në rajonin e Ferizajt po ashtu ka dhe rënie të aksidenteve me fatalitet. Sipas të dhënave të policisë, për nëntë muaj në Ferizaj kanë ndodhur 3 raste të aksidenteve në trafik, të cilat kanë përfunduar me fatalitet. E që është një rënie krahasuar me vitin paraprak ku, 7 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve në trafik.