Policia e rajonit të Prishtinës mbrëmë e kanë prangosur një person.
D.B, u arrestua nga hetuesit e stacioni Veriu në kryeqytet, nën dyshimin për vepren penale të mashtrimit.
22-vjeçar dyshohet se i ka 27 vepra të këtij lloji “mashtrime dhe shpërdorime të pasurisë së huaj”.
I njëjti u dërgua në mbajtje për 48 orë.
“Mbështetur në rezultatet e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se i arrestuari dyshohet të ketë marrë nga ankuesit ( numri më i madh i ankuesve janë taksistë), shuma të ndryshme të parave duke i mashtruar gjatë kryerjes së pagesave për shërbime dhe blerje”, thuhet në njoftimin e policisë.