I vidhet vetura një personi në Suharekë

Kronikë e zezë

I vidhet vetura një personi në Suharekë

Më: 3 tetor 2024 Në ora: 14:34
Foto ilustrim

Një vjedhje e rëndë është raportuar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, rreth orës 01:00, në rrugën “Ragip Haziraj” të Suharekës.

Sipas raportimeve nga Policia e Kosovës, ankuesi, një qytetar kosovar, ka raportuar se vetura e tij me targa vendore është vjedhur nga persona të panjohur.

Policia ka nisur hetimet për të ndriçuar rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorët.

Rasti mbetet në procedurë hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat