Një konflikt që nisi për motive akoma të panjohura te Ura e Brekocit në Gjakovë eskaloi sot në përleshje fizike. Të dyshuarit që u përfshinë në rrahje përfunduan në pranga të Policisë, ndërsa ndaj tyre tashmë është iniciuar hetimi.
Disa persona dyshohet se janë rrahur mes vete dhe për pasojë kanë pësuar lëndime trupore.
Gjatë përleshjes, dyshohet se janë përdorur edhe mjetet e forta, e madje është ekspozuar edh enjë armë zjarri.
Të njëjtat burime kanë bërë me dije se posa rasti është denoncuar, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arritur t’i arrestojë të dyshuarit, ndërsa arma të cilën e posedonte njëri nga të dyshuarit është konfiskuar.
Personat e dyshuar për përleshjen janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar lidhur me incidentin.
Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit.