Prishtinë: Shpërthen bombola në një shtëpi te ‘Muharrem Fejza’, lëndohet një person

Kronikë e zezë

Prishtinë: Shpërthen bombola në një shtëpi te ‘Muharrem Fejza’, lëndohet një person

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 08:11
Prishtina

Shpërthimi i një bombole në një shtëpi në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë shkaktoi rrezik të përgjithshëm të enjten në mëngjes. Një person përfundoi në QKUK si pasojë e lëndime, teksa u shkaktuan edhe dëme materiale.

Incidenti ndodhi teksa pronari i shtëpisë ishte duke e montuar bombolën, kur papritmas ka filluar të digjet dhe të njëjtën e ka hedhur.

Për pasojë, bombola ka shpërthyer në katin e dytë dhe një person ka pësuar lëndime, i cili është dërguar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

Lidhur me rastin, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, ndërsa pronari i shtëpisë është intervistuar në cilësinë e personit të dyshuar.

Ndaj tij, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat