Abuzimi me drogën: Policia në Gjilan e kap 29-vjeçarin që kërkohej, i gjejnë marihuanë

Kronikë e zezë

Abuzimi me drogën: Policia në Gjilan e kap 29-vjeçarin që kërkohej, i gjejnë marihuanë

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 08:32
Ilustrim

Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike.

Një rast i tillë është zbuluar së fundmi në Gjilan, ku Policia ka ndaluar një person që ishte në kërkim nën dyshimet për posedim të narkotikëve.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pas kontrollit policor, te 29-vjeçari i dyshuar, Policia ka arritur të gjejë një sasi të substancës narkotike, të llojit marihuanë.

Droga është sekuestruar, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj të dyshuarit për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat