Në një shtëpi në Prishtinë hidhet lëndë djegëse, policia nis hetimet

Kronikë e zezë

Në një shtëpi në Prishtinë hidhet lëndë djegëse, policia nis hetimet

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 10:17
Policia

Policia njofton se në rrugën “Rifat Krasniqi” në Prishtinë është raportuar se pas mesnate të dyshuar të panjohur kanë hedhur një shishe plastike me lëndë djegës.

Dyshohet se mund të jetë benzinë, me ç’rast e njëjta është ndezur dhe ka dëmtuar murin e rrethojës së një shtëpie.

Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore.

Rasti është nën hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat