Arrestohet një person në Vushtrri, dyshohet se i shkaktoi lëndime një gruaje

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Vushtrri, dyshohet se i shkaktoi lëndime një gruaje

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 10:28
Foto ilustrim

Është raportuar se një grua në Vushtrri ka pasur një mosmarrëveshje me një burrë nga i cili dyshohet se ka pësuar lëndime trupore.

Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit, në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një armë gjuetie.

“Është raportuar se viktima femër kosovare ka pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar nga i cili dyshohet se ka pësuar lëndime trupore”.

“Lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një armë gjuetie. Lidhur me rastin, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat