Sherr në motelin ‘Gest House’ në Prishtinë, 44-vjeçari futet me thikë dhe kërcënon pronarin

Kronikë e zezë

Sherr në motelin ‘Gest House’ në Prishtinë, 44-vjeçari futet me thikë dhe kërcënon pronarin

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 11:21
‘Gest House’

Mbrëmë pas mesnate, Policia e Kosovës ka intervenuar në motelin ‘Gest House’ në Prishtinë, ku u raportua një incident nga pronari, i cili kërkoi ndihmë dhe e denoncoi një person. I dyshuari që u fut në motel po dyshohet se e ka kanosur viktimën për motive akoma të panjohura.

Bëhet fjalë për një 44-vjeçar i cili dyshohet se u fut brenda me një mjet të mprehtë – thikë, por u përballë me pronarin.

Bazuar në informacionet e para, i dyshuari e ka kërcënuar pronarin, duke iu drejtuar me fjalët “të vras nëse e lajmëron Policinë…”.

Ndonëse situata për pak eskaloi, viktima e raportoi rastin dhe si rezultat njësitë policore dolën në vendin e ngjarjes, ku arritën ta arrestojnë të dyshuarin.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se 44-vjeçari është shoqëruar në stacion policor, ku u intervistua lidhur me rastin.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e hetimit dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme brenda afatit ligjor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat