Tre veta tentuan ta kalonin kufirin me traktor, sulmojnë Policinë e Kosovës – dy arratisen

Kronikë e zezë

Tre veta tentuan ta kalonin kufirin me traktor, sulmojnë Policinë e Kosovës – dy arratisen

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 11:46
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një tentim të tre personave për të kaluar me traktor kufirin nga Kosova në Maqedoni të Veriut.

Njëri ka të dyshuarit, ka tentuar t’i sulmojë zyrtarët policorë.

Dy të dyshuarit e tjerë janë arratisur.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Hani Elezit / 03.10.2024 – 11:00. Është raportuar se gjatë patrullimit në vijën kufitare, njësiti policor ka hasur në një traktor me tre të dyshuar duke tentuar të kalojnë kufirin nga Kosova në Maqedoni. Njëri nga të dyshuarit ka tentuar t’i sulmojë zyrtarët policorë. Lidhur me rastin një i dyshuar mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar, ndërsa dy të tjerët kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Nga i dyshuari është sekuestruar një mjet i mprehtë (thikë) që dyshohet se është përdorur në rast. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje” – ka shkruar PK-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat