Plagoset një grua me armë zjarri në Prishtinë

Kronikë e zezë

Plagoset një grua me armë zjarri në Prishtinë

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 15:23
Foto ilustrim

Një grua është plagosur sot me armë zjarri rreth orës 12:20 në rrugën “Mukadeze Lika”, në Prishtinë.

Lajmin për median e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.

“Sot rreth orës 12:20, kemi marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ‘Mukadeze Lika’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat