Dy persona në Tiranë me motor thyejnë xhamin e taksit dhe vjedhin çantën me para

Kronikë e zezë

Dy persona në Tiranë me motor thyejnë xhamin e taksit dhe vjedhin çantën me para

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 23:10
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dy persona me motor dhe skafandra, të cilat e bëjnë të pamundur identifikimin e tyre deri tani, grabitën një taksist i cili pretendon se po transportonte më shumë 200 mijë euro nga një pikë e këmbimit valutor në një bankë të nivelit të dytë në zonën e ish-Bllokut.

Tv Klan raporton se autorët kanë pasur dijeni të plotë të transportit të parave, pasi kanë thyer xhamin kur paratë ishin në një çantë.

Njëri prej tyre ka futur kokën, e ka marrë dhe janë larguar me shpejtësi.

Aktualisht, hetuesit e Komisariatit nr.2 po marrin në pyetje pronarët e “exchange”-it  dhe shoferin e taksisë për të zbardhur ngjarjen.

Po këqyren pamjet e kamerave të sigurisë për lëvizjet e motorit dhe lokalizimin e tij.

Hetuesit dyshojnë se ata kanë pasur dijeni të plotë të transportit të parave, gjë që nuk përjashton mundësinë e bashkëpunëtorëve shumë të afërt.

“Më datë 04.10.2024, në zonën e Ish-Bllokut, dy persona ende të paidentifikuar i kanë vjedhur një shumë parash shtetasit N. B., shofer taksie, dhe më pas janë larguar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar”, njofton policia për rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat