Kanoset me thikë pronari i një moteli në Prishtinë

Kronikë e zezë

Kanoset me thikë pronari i një moteli në Prishtinë

Më: 5 tetor 2024 Në ora: 11:22
Foto ilustrim

Pronari i një moteli në Prishtinë është kanosur me thikë ditën e premte.

Policia njofton se një person kishte hyrë në pronën e tij, duke e kanosur me thikë.

“Prishtinë 04.10.2024-01:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se deri sa ishte në pronën e tij (motel) kishte hyrë i dyshuari mashkull kosovar dhe e kishte kanosur me një armë të ftohtë (thikë).

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat