Rrahje mes disa personave në Prishtinë, lëndohen dy prej tyre

Kronikë e zezë

Rrahje mes disa personave në Prishtinë, lëndohen dy prej tyre

Më: 5 tetor 2024 Në ora: 13:00
Foto ilustrim

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur sot në Prishtinë, ku dy prej tyre kanë pësuar lëndime.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti tha se rasti ka ndodhur rreth orës 09:00.

“Rreth orës 09:00, kemi pranuar informatën për një rrahje në rrugën Ilir Konushevci, në Prishtinë ku janë lënduar dy persona. Lidhur me këtë rast janë deri tani janë shoqëruar në stacion policor katër persona (një nga ta në cilësinë e dëshmitarit)”, tha ajo.

Ahmeti shtoi tutje se olicia në koordinim me prokurorinë po ndërmerr veprimet e nevojshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat