Ky është personi që u plagos sot në Mitrovicë, zbulohen detaje të reja

Kronikë e zezë

Ky është personi që u plagos sot në Mitrovicë, zbulohen detaje të reja

Më: 5 tetor 2024 Në ora: 18:57
Foto ilustrim

Sot u raportua për një incident që ka ndodhur para disa minutave në Mitrovicë, ku një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën “Shemsi Ahmeti”.

Media mëson se personi që u plagos sot është Smajl Hyseni rreth 38-vjeçar i cili mbeti i lënduar nga arma e zjarrit.

38 vjeçari dyshohet se u plagos në të dyja këmbët dhe se rasti ndodhi në dyqanin e autopjesëve “Besi”.

Ai ka kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalin e Mitrovicës, ku edhe po trajtohet.

Ndërkaq, personi i dyshuar nuk është arrestuar akoma.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.

“Policia ka pranuar informacion për plagosje në rrugën “Shemsi Ahmeti”, një person rreth moshës 38-vjeçare është  i plagosur, ai është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Mitrovicës, aty po trajtohet. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të nisur procedurat e nevojshme për hetimin e rastit”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat