Rrahje në Prishtinë – pesë të arrestuar, njëri dërgohet në tretman mjekësor

Kronikë e zezë

Rrahje në Prishtinë – pesë të arrestuar, njëri dërgohet në tretman mjekësor

Më: 6 tetor 2024 Në ora: 08:48

Pesë persona janë arrestuar të shtunën në Prishtinë.

Kjo pasi që të njëjtit dyshohet se për motive të panjohura janë rrahur mes veti.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Fahri Fazilu” rreth orës 09:10.

Policia njofton se me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në QKUK në repartin e neuropsikiatrisë për tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit tjerë pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat