Ndaloi një veturë me targa të Shqipërisë, policia konfiskoi sasi narkotikësh

Kronikë e zezë

Ndaloi një veturë me targa të Shqipërisë, policia konfiskoi sasi narkotikësh

Më: 6 tetor 2024 Në ora: 08:51
Foto ilustrim

Dje është ndaluar një veturë me targa të Shqipërisë të cilën po e drejtonte një shtetas i Shqipërisë.

Gjatë kontrollit atij i është gjetur një sasi narkotikësh.

Me vendim të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt.

“POSEDIM I NARKOTIKËVE- Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë / 05.10.2024 – 12:00. Njësitet policore pasi kanë ndaluar veturën me targa të Shqipërisë të cilën ishte duke e drejtuar i dyshuari shqiptar shtetas i R. Shqipërisë, gjatë kontrollit te i njëjti dhe i dyshuari tjetër kosovar/pasagjer në veturë kanë gjetur dhe konfiskuar 11.1 gramë substancë të dyshuar të llojit marihuanë dhe 1.5 gramë substancë narkotike tjetër. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat