Plagosja në Mitrovicë – të dyshuarit ende në arrati, ja çka gjeti policia në vendin e ngjarjes

Kronikë e zezë

Plagosja në Mitrovicë – të dyshuarit ende në arrati, ja çka gjeti policia në vendin e ngjarjes

Më: 6 tetor 2024 Në ora: 08:57
Foto ilustrim

Një person mbeti i plagosur të shtunën në Mitrovicë, pasi që dy persona gjuajtën me armë zjarri në drejtim të tij.

Ilmi Prekazi nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, tha se nga incidenti me armë zjarri ku ka mbetur i plagosur një 38-vjeçar.

Policia përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje të tjera lidhur me këtë rast.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:46 në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë.

“Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime, nën dyshimin se dy të dyshuar kosovar për motive të panjohura ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij”, thuhet në raportin 24 orësh.

Tutje policia bënë të ditur se të dyshuarit gjenden në arrati, ndërkaq viktima është dërguar në QKUK.

“Viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa të dyshuarit gjenden në arrati”, ka bërë të ditur policia.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja dhe një predhë.

Rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë në tentativë” dhe i njëjti vazhdon të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat