Disa të lënduar në aksidentin mes veturës dhe minibusit në autostradën “Ibrahim Rugova”

Kronikë e zezë

Disa të lënduar në aksidentin mes veturës dhe minibusit në autostradën “Ibrahim Rugova”

Më: 6 tetor 2024 Në ora: 14:52
Foto ilustrim

Disa persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, përkatësisht në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha,ka konfirmuar për Portalin Dukagini se aksidenti ka ndodhur në mëngjes mes një veture dhe një minibusi me targa të huaja.

Ai nuk e ka bërë të ditur numrin e saktë të të lënduarve, teksa ka shtuar se viktimat janë liruar për shtëpi pas trajtimit mjekësor.

“Sot rreth orës 07:00 në Autostradën ‘Ibrahim Rugova’ Prizren – Veri është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime trupore në mes të një veture me targa vendore dhe një Minibusi me targa të huaja. Sipas informatave të para nga njësitet në vendngjarje dyshohet për disa persona të lënduar të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë ai.

“Të gjithë të lënduarit pas trajtimit mjekësor janë liruar për në shtëpi”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat