Dy persona ia grabisin 100 euro një taksistit në Prishtinë

Kronikë e zezë

Dy persona ia grabisin 100 euro një taksistit në Prishtinë

Më: 6 tetor 2024 Në ora: 17:09
Foto ilustrim

Dy persona të panjohur ia kanë grabitur 100 euro një taksistit në Prishtinë.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar, raporton teve1.info

“GRABITJE- Rr. 27 Nëntori, Prishtinë / 05.10.2024 – 03:30.

Është raportuar se dy persona të dyshuar të panjohur nën kërcënimin e mjetit të mprehtë – thikës ia kishin grabitur viktimës mashkull kosovar 100 € para të gatshme derisa ai kishte qenë duke punuar për një kompani taxi. Rasti është duke u hetuar.”, ka bërë të ditur policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat