Të dielën në Prishtinë disa persona raportohet se janë futur në një banesë dhe kanë vjedhur gjësende.
“Është raportuar se person/a, të panjohur me përdorim force dyshohet se kishin depërtuar në një banesë nga e cila kishin vjedhur gjësende të ndryshme, një pistoletë me disa fishekë”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.
Për këtë rast është njoftuar edhe prokurori.