Plaçkitet një banesë në Prishtinë

Kronikë e zezë

Plaçkitet një banesë në Prishtinë

Më: 7 tetor 2024 Në ora: 09:30
Foto ilustrim

Të dielën në Prishtinë disa persona raportohet se janë futur në një banesë dhe kanë vjedhur gjësende.

“Është raportuar se  person/a, të panjohur me përdorim force dyshohet se kishin depërtuar në një banesë nga e cila kishin vjedhur gjësende të ndryshme, një pistoletë me disa fishekë”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.

Për këtë rast është njoftuar edhe prokurori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat