Vetaksident trafiku në Viti, tre të lënduar

Kronikë e zezë

Vetaksident trafiku në Viti, tre të lënduar

Më: 7 tetor 2024 Në ora: 09:50
Foto ilustrim

Të dielën në Remnik të Vitisë është raportuar për një vetaksident ku janë lënduar tre persona.

“Është raportuar se ka ndodhë vet aksident trafiku në të cilin ka qenë e përfshirë një veturë udhëtarësh me targa vendore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i veturës dhe dy pasagjerë, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”.

“Njëri nga pasagjerët me lëndime të rënda trupore i cili fillimisht tretman mjekësor ka marr në qendrën emergjente në Gjilan, pastaj është dërguar në QKUK. Lidhur me rastin janë njoftuar autoritetet kompetente”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat