Të hënën në Prishtinë një person ka raportuar se një i panjohur ka shtënë me armë nga vetura e tij.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se nga një veturë një person i panjohur ka shtënë me armë”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
Në vendin e ngjarjes njësia policore ka gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja.
Rasti në hetime.