Në Graçanicë nëna raporton djalin problematik, e në Ferizaj babai

Kronikë e zezë

Në Graçanicë nëna raporton djalin problematik, e në Ferizaj babai

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 10:24
Foto ilustrim

Të hënën në Graçanicë një nënë e ka raportuar djalin e saj duke thënë që po shkakton probleme në familje.

“Ankuesja kosovare ka njoftuar policinë se djali i saj vazhdimisht u shkakton probleme në familje”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

Edhe në Ferizaj, në një rast tjetër, babai e ka raportuar djalin e vet për të njëjtën arsye.

“Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Ankuesi  mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se djali i tij shkakton probleme në shtëpi. I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat