Vetura godet për vdekje një këmbësor në fshatin Jashanicë të Klinës

Kronikë e zezë

Vetura godet për vdekje një këmbësor në fshatin Jashanicë të Klinës

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 20:31
Foto ilustrim

Një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë në fshatin Jashanicë të Klinës.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 19:05.

Kështu ka deklaruar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, tha ai.

“Hetuesit e trafikut dhe njësitet tjera relevante po e bëjnë vendshiqimin dhe janë duke i kryer hetimet për të parë se si ka ardhur deri tek ky aksident”, theksoi Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat