Aksidenti fatal në Jashanicë, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë

Kronikë e zezë

Aksidenti fatal në Jashanicë, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 09:10
Foto ilustrim

Pasditen e së mërkurës, një aksident trafiku në fshatin Jashanicё-Klinё, la të vdekur një person.

Policia, të dyshuarin e ka arrestuar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Nё kёtё aksident ishin tё involvuara, njё automjet me targa vendore dhe njё kёmbёsor, dyshohet se deri te aksidenti ka ardhё pёr deri sa drejtuesi i automjetit ishte duke qarkulluar nё rrugën Skenderaj-Klinё, dhe me tё arritur ne fshatin Jashanicё-Klinё, godet kёmbёsorin i cili ka ndёrruar jetё nё vendin e ngjarjёs.

Kёtё e ka konstatuar ekipi mjekёsor”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat