Familjari ushtron dhunë psiqike ndaj një gruaje dhe burrit të saj, arrestohet

Kronikë e zezë

Familjari ushtron dhunë psiqike ndaj një gruaje dhe burrit të saj, arrestohet

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 09:34
Foto ilustrim

Një burrë është arrestuar në Prishtinë pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psiqike ndaj një gruaje dhe bashkëshortit të saj.

Sipas raportit policor, ata janë familjarë mes vete pasi rasti është trajtuar si “dhunë në familje”.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj dhe bashkëshortit të saj. I dyshuari është arrestuar dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar dy bimë Kanabisi, 16.2 gram Marihuanë, 3 fara kanabis, 2.4 gram kërpudha të dyshuara për narkotikë, një peshore digjitale dhe një grinder.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është  dërguar në mbajtje”, thotë policia në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat