Obiliq: Shoqërohen në polici dy të mitur, postuan foto me armë zjarri

Kronikë e zezë

Obiliq: Shoqërohen në polici dy të mitur, postuan foto me armë zjarri

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 09:35
Foto ilustrim

Dy të mitur janë shoqëruar në polici pasi që të njëjtit kishin ekspozuar fotografi me armë zjarri.

Policia bën të ditur se pistoleta pa municion është sekuestruar ndërkaq të dyshuarit janë liruar.

“Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur, pasi që kishin ekspozuar foto me armë zjarri. Pistoleta pa municion është sekuestruar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thotë policia.

Rasti ka ndodhur në Obiliq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat