Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën në Mitrovicë të Veriut një veturë e panjohur ka goditur një këmbësor kosovar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Sipas policisë viktima ka pranuar tretman mjekësor derisa kanë thënë se rasti është duke u hetuar.
“Këmbësori mashkull kosovar ka informuar se një veturë e panjohur e kishte goditur dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.