Dyshohet se tentoi t’i pajisë me viza 58 persona nga shtetet afrikane, arrestohet një burrë në Viti

Kronikë e zezë

Dyshohet se tentoi t’i pajisë me viza 58 persona nga shtetet afrikane, arrestohet një burrë në Viti

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 09:06
Policia

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Viti, nën dyshimin se i njëjti në mënyrë të kundërligjshme ka tentuar t’i pajisë me viza 58 persona nga shtetet afrikane.

Pas intervistimit, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt, me vendim të prokurorit.

“KONTRABANDË ME MIGRANTË /LEGALIZIM I PËRMBAJTJE SË PAVËRTETË-Viti  29.07.2024 – 13:05.

Pas hetimeve të zhvilluara, më 10.10.2024, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti dyshohet se në mënyrë të paligjshme ka tentuar t’i pajisë me viza 58 persona nga shtetet afrikane. Gjatë kontrollit nga i dyshuari në cilësi të provave materiale janë sekuestruar dy telefona celularë, një kompjuter, një USB, dokumente dhe kopje të ndryshme të pasaportave si dhe dëshmi të transaksioneve bankare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat