Mbrëmë rreth orës 23:30 në stacionin policor të Lipjanit është raportuar për një rast të kanosjes.
Pas kësaj, policia ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin 41-vjeçar me inicialet A.M.
Ai është intervistuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, për veprat “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Kjo pasi që të njëjtit i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me 25 fishekë dhe tri thika.