Arrestohet një i dyshuar për kanosje dhe armëmbajtje pa leje

Kronikë e zezë

Arrestohet një i dyshuar për kanosje dhe armëmbajtje pa leje

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 09:15
Foto ilustrim

Mbrëmë rreth orës 23:30 në stacionin policor të Lipjanit është raportuar për një rast të kanosjes.

Pas kësaj, policia ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin 41-vjeçar me inicialet A.M.

Ai është intervistuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, për veprat “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Kjo pasi që të njëjtit i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me 25 fishekë dhe tri thika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat